Bota

Pentagoni shpërbën njësinë e Task forcës për luftën kundër DEASH-it

Pentagon ka shpërbërë njësinë e Task forcës për luftën kundër DEASH-it të lidhur me Zyrën e sekretarit të Mbrojtjes dhe se është pranuar dorëheqja e drejtorit të njësisë, Christopher Maier

Kasım İleri  | 01.12.2020 - Përdıtësım : 01.12.2020
Pentagoni shpërbën njësinë e Task forcës për luftën kundër DEASH-it

Washington DC

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) njoftoi se ka shpërbërë njësinë e Task forcës për luftën kundër DEASH-it të lidhur me Zyrën e sekretarit të Mbrojtjes dhe se është pranuar dorëheqja e drejtorit të njësisë, Christopher Maier, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë lidhur me çështjen nga Pentagoni thuhet se "Sot zv.sekretari i Mbrojtjes, Chris Miller ka pranuar dorëheqjen e drejtorit të njësisë së Task forcës për luftën kundër DEASH-it".

Detyrat e njësisë në fjalë do të zhvillohen nga zyrat rajonale të lidhura me nënsekretarin për operacione speciale dhe konflikte me intensitet të ulët dhe sekretariatin për politika të mbrojtjes të Sekretarit të Mbrojtjes. "Këto ndryshime tregojnë suksesin e operacionit të kryer për të eliminuar të ashtuquajturin kalifatin e DEASH-it", thuhet në deklaratë.

Më tej thuhet se Pentagoni është i lidhur me objektivin për institucionalizimin e luftës kundër DEASH-it dhe për të bashkuar me aleatët dhe partnerët në rajon përpjekjet për këtë çështje.

Task forca në fjalë u formua në vitin 2017 dhe në krye të saj u vendos Maier.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın