Kasım İleri
28 Prill 2020•Përditësim: 29 Prill 2020
Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së (Pentagon) publikoi pamje të shkrepura nga avionët e marinës në vitet 2004 dhe 2015, për të cilat pretendohet se janë të UFO (objekte fluturuese të paidentifikuara), transmeton Anadolu Agency (AA).
Pentagoni në një deklaratë konfirmoi se pamjet të cilat më parë janë publikuar në vende të ndryshme janë të marinës.
"Pentagoni i publikon këto pamje për të eliminuar keqkuptimet rreth asaj nëse janë të vërteta ose ka më shumë pamje të ngjashme me këto. Ngjarja ajrore në këto pamje, nga ana jonë ende përshkruhet si e 'paidentifikuar'", tha Departamenti i Mbrojtjes.
Siç raportohet, pamjet e shkrepura në nëntor të vitit 2002 kanë rrjedhur në media në vitin 2007, kurse ato të janarit të vitit 2015 më 2017.
Në pamje, një objekt i rrumbullakët shihet nga pilotët, e cila nga radarët e avionëve nuk shihet dhe lëviz shumë shpejt.
Gjithashtu ishte pretenduar se ushtria amerikane ka ndarë miliona dollarë burime për të kërkuar këto objekte.