Onur Usta
22 mars 2016•Përditësim: 22 mars 2016
PARIS (AA) – Pas shpërthimit të sotëm në Bruksel, Franca ka rritur masat e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burime të sigurisë në aeroportin Charles de Gaulle, thuhet në Paris por edhe në pjesë tjera të Francës janë rritur masat e sigurisë.
Pas zbulimit të një pakoje të dyshimtë në stacionin kryesor hekurudhor të linjës Francë-Belgjikë dhe qytetet tjera të Europës, në vendngjarje janë dërguar ekipe policore.
Ndërkohë në rezidencën Elysee në Paris është formuar nja shtab krize ku në takim janë Presidenti i Francës, Francois Hollande, kryeministri Manuel Valls, ministri i Bredshëm, Bernard Cazeneuve dhe ministri i Mbrojtjës, Jean-Yves L Drian.