Malik Hasa,Fatjon Cuka
22 mars 2016•Përditësim: 22 mars 2016
TIRANË (AA) - MPJ e Shqipërisë dhe kreu i Kuvendit të Shqipërisë kanë reaguar në lidhje me sulmet që goditën sot Brukselin, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për mediat MPJ e Shqipërisë thekson se dënon sulmet terroriste që u ndërmorën sot Bruksel. Në deklaratë ndër të tjerat thuhet se: "Shprehim solidaritetin me popullin dhe qeverinë belge në këto momente të vështira. Shqipëria qëndron krah autoriteteve belge në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm".
Ndërkohë theksohet se Ambasada e Shqipërisë në Bruksel nuk ka informacione për shtetas shqiptarë të vrarë apo të plagosur. Gjithashtu thuhet se kjo ambasadë ka vënë në dispozicion edhe një numër telefoni. "Shtetasit shqiptare mund të kontaktojnë në numrin ++32 (0) 488950217"- thuhet në vijim të deklaratës.