Bota

Paratë e Gambias do të shtypen në Nigeri

Guvernatori i Bankës Qendrore të Nigerisë, Godwin Emefiele u takua me homologun e tij gambian Buah Saidy në Abuja, kryeqyteti i Nigerisë

Adam Abu-bashal  | 16.06.2021 - Përdıtësım : 17.06.2021
Paratë e Gambias do të shtypen në Nigeri

Abuja

Vendi i Afrikës Perëndimore, Gambia ka refuzuar propozimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për ristrukturim dhe vendosi të shtypë paratë e saj në Nigeri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i Bankës Qendrore të Nigerisë (CBN), Godwin Emefiele u takua me homologun e tij gambian Buah Saidy në Abuja, kryeqyteti i Nigerisë.

Në një deklaratë pas takimit, Emefiele tha se Saidy i ofroi Nigerisë të shtypte paratë, gjë që ky shtet edhe pranoi.

Duke theksuar se Nigeria ka kapacitet të mjaftueshëm për të shtypur para, Emefiele tha se ata janë të gatshëm të ndihmojnë Gambian.

Nga ana tjetër, Saidy tha se ata refuzuan propozimin e ristrukturimit të FMN-së sepse ishte i bindur se Nigeria do të punonte në interesat më të mira të Gambias.

Duke treguar se vlera e monedhës gambiane ka rënë mjaft, Saidy vuri në dukje se ata gjithashtu duan të mësojnë se si të menaxhojnë nevojat e tyre vjetore për para duke përdorur njohuritë dhe përvojën nigeriane.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın