Adam Abu-bashal
16 Qershor 2021•Përditësim: 16 Qershor 2021
Nigeria e cila është e pasur me naftë dhe gaz natyror ka regjistruar rritje të inflacionit vjetor në 17.93 për qind në maj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Byrosë Nigeriane të Statistikave (NBS), veçanërisht buka, drithi, patatet, vaji, mishi, peshku, energjia elektrike dhe çmimet e karburantit ishin efektive në rritjen e inflacionit.
Në Nigeri ku kufijtë janë mbyllur për më shumë se një vit, qeveria njoftoi se kishte hapur kufijtë e saj tokësorë disa kohë më parë për shkak të shtrenjtësisë së produkteve ushqimore.
Teksa çmimet e karburantit u rritën 5 herë në Nigeri vitin e kaluar, çmimi i energjisë elektrike në familjet që përdorin energji elektrike për më shumë se 12 orë që nga 1 shtatori i vitit 2020 u rrit me 80 për qind.