Ekonomi

Turqia tërhoqi rreth 4 milionë turistë të huaj në gusht

Pavarësisht rritjes prej 119 për qind nga viti në vit, shifra ishte 37 për qind më e ulët se niveli i saj para-pandemik në gusht të vitit 2019, treguan të dhënat e ministrisë

Tuba Şahin  | 24.09.2021 - Përdıtësım : 25.09.2021
Turqia tërhoqi rreth 4 milionë turistë të huaj në gusht

Ankara

Numri i të huajve që vizituan Turqinë arriti në rreth 4 milionë në muajin gusht, bëri të ditur sot Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Pavarësisht rritjes prej 119 për qind nga viti në vit, shifra ishte 37 për qind më e ulët se niveli i saj para-pandemik në gusht të vitit 2019, treguan të dhënat e ministrisë.

Qyteti turistik mesdhetar i Antalyas mirëpriti rreth 46 për qind e të gjithë vizitorëve të huaj, rreth 1,8 milion, këtë gusht.

U pasua nga Stambolli, qyteti më i madh i Turqisë për nga popullsia, dhe Edirne në Turqinë veriperëndimore, e cila kufizohet me Bullgarinë dhe Greqinë, me 1 milion dhe 353.088 vizitorë të huaj.

Rusia kryesoi listën e vizitorëve sipas vendeve muajin e kaluar me 906.060, e ndjekur nga gjermanët me 611.025, ukrainasit me 324.272 mes kufizimeve të udhëtimit nga disa vende të tjera.

Në periudhën janar-gusht, më shumë se 14 milionë vizitorë të huaj hynë në vend, një rritje prej 94 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe një rënie prej 55 për qind nga viti 2019.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın