Hussein Mahmoud Ragab Elkabany,Zeynep Tüfekçi
29 Prill 2017•Përditësim: 29 Prill 2017
KAJRO (AA) - Lideri i botës katolike, Papa Françesko, ka mbërritur ditën e djeshme në Egjipt, për një vizitë dy ditore, ku është takuar me Liderin e Kishës së Egjiptit, Papa Tavadros i dytë, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi i dy liderëve është zhvilluar në katedralen Saint Mark në Kajro.
Tavadros i dytë i është drejtuar për vizitën duke i thënë: "Vizita juaj është një hap i ri në rrugën e vëllazërisë dhe dashurisë mes popujve. Ju jeni simboli i dashurisë dhe paqes".
Ndërsa Papa Françesku duke iu referuar sulmeve ndaj kishës në Egjipt, ka theksuar se kanë dënuar gjithmonë sulmet ndaj tyre dhe jo vetëm ato të ndodhura në Egjipt, por edhe në rajon.
"Takimi jonë i sotëm është një hap drejt lirisë dhe paqes", ka thënë ai ndër të tjera.
Dy liderët më pas drejtuan meshën e organizuar në kishën Petrine, kishë kjo që ishte objekt i një sulmi terrorist vitin e kaluar.