Zeynep Tüfekçi
29 Prill 2017•Përditësim: 30 Prill 2017
MOSUL (AA) - Në Hadër të Mosulit në Irak, pasi u çlirua nga organizata terroriste DEASH, janë kthyer një numër i madh i banorëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Togeri i ushtrisë irakiane Semir Davud al-Muhsin ka konfirmuar se Hadar plotësisht është pastruar nga DEASH-i. Ai theksoi se pasi që kanë dëgjuar se shtëpitë e tyre janë çliruar nga terroristët, janë kthyer 300 persona.
Fshatrat përreth Mosulit, të cilat janë çliruar nga DEASH-i, aktualisht janë nën kontrollin e forcave Hasdi Sabi. Mosuli lindor nga janari është në duart e forcave irakiane kurse nga 19 shkurti vazhdojnë operacionet në pjesën perëndimore të qytetit.