Dildar Baykan
18 Prill 2019•Përditësim: 18 Prill 2019
Një person i dyshuar është ndaluar nga policia pasi kishte dy bidona me benzinë të cilën e ka derdhur në murin e katedrales së famshme St. Patrick's të New Yorkut në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia e New Yorkut në një deklaratë në orët e mbrëmjes ka njoftuar se ka ndërhyrë ndaj një "ngjarjeje" në katedralen St. Patrick's në bulevardin 5 në Manhattan.
Sipas mediave amerikane, një zyrtar i policisë ka theksuar se është ndaluar një person i dyshuar i cili ka ardhur me dy bidona me benzinë dhe më pas e ka derdhur në murin e katedrales.
Ndërkohë bëhet e ditur se i dyshuari është një person 37 vjeç që banon në New Jersey.
Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen për shkak të zjarrit që ndodhi në strukturën e katedrales Notre Dame në kryeqytetin e Francës, Paris.