Ekip
06 Mars 2017•Përditësim: 06 Mars 2017
PANAMA CITY (AA) – Së paku 18 persona kanë humbur jetën dhe 37 të tjerë janë lënduar si pasojë e rrëshqitjes në greminë të një autobusi i cili transportonte udhëtarë në afërsi të kryeqytetit të Panamasë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç thonë autoritetet vendase, aksidenti ka ndodhur në krahinën Anton, rreth 170 kilometra nga qyteti Panama, ndërkohë që autoritetet akoma nuk kanë dhënë informacione për shkaqet që kanë çuar në këtë tragjedi.
"Të gjithë të vdekurit gjendeshin në një autobus që transportonte mbi 50 punëtorë të një ferme. Gjashtëmbëdhjetë persona vdiqën në vendin e ngjarjes dhe dy në spital. Një tjetër person është në gjendje kritike”, tha drejtori i mbrojtjes civile, Jose Donderis.
Fotografitë e publikuara nga mediat lokale shfaqin pamjet e autobusit të rënë në lum nën një urë.
Zëdhënësi qeveritar i Panamasë, Manuel Dominguez tha se gjithë të vdekurit kanë qenë burra.