Mohamed Sabry Emam Muhammed
16 Gusht 2016•Përditësim: 16 Gusht 2016
KAJRO (AA) – Së paku 22 persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor i cili ndodhi mbrëmë vonë në veri të Egjiptit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë egjiptiane të Shëndetësisë, Khaled Mujahid, deklaroi se aksidenti i rëndë u shkaktua nga përplasja e dy autobusëve në Meit Ghamr, në provincën Dakahliya.
“Gjatë fatkeqësisë 22 persona kanë humbur jetën, ndërsa 11 të tjerë janë lënduar”, tha Mujahid.