Sayed Khodaberdi Sadat
25 Dhjetor 2015•Përditësim: 25 Dhjetor 2015
MEZAR-I SHERIF (AA) - Si pasojë e një aksidenti rrugor në rajonin Samangan në veri të Afganistanit kanë humbur jetën 25 persona dhe janë plagosur 18 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i drejtorisë së policisë në Samangan, Munri Rahimi në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka konfirmuar se një autobus udhëtarësh i cili ishte nisur nga kryeqyteti Kabul për në qytetin Mezar-i Sherif është përplasur me një maunë në rajonin Hazret Sultan dhe ka rënë në një greminë.
Në aksident kanë humbur jetën 25 persona ku mes tyre gra dhe fëmijë si dhe janë plagosur 18 të tjerë të cilët janë dërguar në spitalin shtetëror Samangan.
Autoritetet kanë theksuar se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë të autobusit si dhe gjendja e disa të plagosurve është e rëndë.