Fuat Kabakcı
20 Gusht 2020•Përditësim: 21 Gusht 2020
Të paktën 24 persona kanë humbur jetën dhe 18 janë lënduar si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet monsune në Pakistanin verilindor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mohamed Asghar, një zyrtar lokal në provincën Punjab, tha në një deklaratë se rrugët u përmbytën dhe shumë shtëpi u shkatërruan në këtë rajon për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendura.
Asghar tha se shumica e vdekjeve kanë ndodhur si pasojë e shembjes së shtëpive nga përmbytja.
Ndryshe, reshjet monsune shkaktojnë katastrofa të mëdha çdo vit në Azinë Jugore në periudhën qershor-shtator.