Tevfik Durul
05 Shtator 2016•Përditësim: 05 Shtator 2016
HANGCZHOU (AA) - Në Samitin e Liderëve G20 i mbajtur në qytetin Hangzhou të Kinës u vendos për "rigjallërimin e tregtisë dhe investimeve globale", raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti kinez, Xi Jinping, në një konferencë shtypi pas seancës përmbyllëse të samitit ka bërë disa vlerësime në lidhje me vendimet e marra dhe çështjet e diskutuara.
Pasi ka theksuar se "forca e rigjallërimit në ekonominë botërore është e dobët", Xi ka vënë në dukje nevojën për mbrojtjen e situatës ndërkombëtare të qëndrueshmërisë dhe asaj paqësore.
"Ashtu siç duhet të parandalohen rreziqet afatshkurtra, është e nevojshme që të nxirret në pah edhe potenciali afatgjatë dhe afatmesëm", ka shtuar në fjalën e tij Xi Jinping.
Duke vënë në dukje se vendet G20 kanë vetëbesimin për stabilizimin e fuqishëm të ekonomisë globale, presidenti kinez ka theksuar se do të përshpejtojnë reformat strukturore dhe do të rritin menaxhimin ekonomik dhe financiar.