Ramazan Turgut,Said İbicioğlu
21 Nëntor 2016•Përditësim: 22 Nëntor 2016
RIJAD (AA) - Ka përfunduar armëpushimi prej 48 orësh në Jemen i shpallur të shtunën, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i forcave të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, gjeneral Majori Ahmed Asiri, në deklaratën e tij në kanalin El Ihbarijje tha se armëpushimi ka përfunduar.
Asiri theksoi se armëpushimi nuk është rinovuar për shkak të mospërmbushjes së kushteve të nevojshme. Sipas tij, gjatë armëpushimit Husitë dhe militantët e Ali Abdullah Salih kanë shkelur armëpushimin qindra herë.