Ahmet Sait Akçay
14 Nëntor 2016•Përditësim: 14 Nëntor 2016
BAGDAD (AA) – Rreth 2 mijë irakianë në ditë braktisin shtëpitë e tyre si pasojë e operacionit të nisur për çlirimin e Mosulit nga militantët e DEASH-it, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konferencë për mediat në Bagdad, ministri irakian për Emigracion, Derbaz Mohammed tha se deri më tani, vetëm qarkun Havice në Kirkuk e kanë braktisur mbi 50.000 njerëz.
“Rreth 200 persona në ditë largohen nga shtëpitë e tyre në Havice”, tha ai gjatë një konference të përbashkët me koordinatoren e Kombeve të Bashkuara për Irakun, Lise Grande.