Mazin Majeed Asaad Baqal,Azad Mohammed Abdullah
10 Janar 2019•Përditësim: 10 Janar 2019
ERBIL (AA) - Përfaqësuesi i Këshillit Nacional Kurd të Sirisë në rajonin kurd të Irakut, Nuri Brimo, tha se organizata terroriste PYD nuk i përfaqëson kurdët dhe se ajo përpiqet të mbjell urrejtje midis popullatës kurde në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
"PYD prej vitesh mbjell urrejtje midis kurdëve sirianë dhe krijon armiqësi ndërmjet kurdëve me vetë kurdët dhe ndërmjet kurdëve me arabët", tha për AA Brimo.
"PYD nuk i përfaqëson kurdët", shtoi ai.
Brimo e cilësoi organizatën terroriste në fjalë si një forcë tirane për kurdët në Siri.
Ndërkaq, duke folur për forcat Peshmerge siriane, ai tha se SHBA tashmë duhet t'i ndërrojë aleatët duke bërë ndryshim në politikën e saj.
"Aktualisht, aleati më i mirë për SHBA-në është Turqia. Alternativa më e mirë në Siri është që SHBA të bëjë bashkëpunim me Turqinë dhe të sigurojë kthimin e Peshmergëve Roj (Sirianë) në vend. Kjo do të mundësojë stabilitet në kufijtë e Sirisë dhe Turqisë", tha Brimo.