Mahmoud Barakat
28 Maj 2016•Përditësim: 29 Maj 2016
HALEP (AA) - Opozita siriane rimori katër vendbanime që mbaheshin në kontroll nga organizata terrorist DAESH në rrethin e Azazit, provinca e Halepit, raporton Anadolu Agency (AA) duke iu referuar burimeve lokale.
Burimet, të cilët folën në kushte anonime, thanë se opozita ka rimarrë vendbanimet Nida, Sindif, Niyara dhe Tatiya, fshatra këto në lindje të Azazit.
Ndërkohë, opozita siriane ka vrarë 30 terroristë të DAESH-it gjatë një operacioni në në qarkun Mari.
Njoftohet gjithashtu se opozita ka shkatërruar katër automjete të ngarkuara me eksploziv para se të arrinin cakun.
Të premten, DAESH-i vrau 14 civilë pasi kishte hapur zjarr të pakontrolluar gjatë një përleshjeje me opozitën në fshatin Kaljibrin të rrethit të Azazit.