Halit Süleyman,Ayşe Aktaş
28 Maj 2016•Përditësim: 29 Maj 2016
AZEZ (AA) - HALİT SÜLEYMAN/AYŞE AKTAŞ - Sulmet e ndërmarra ndaj rajoneve dhe fshatrave nën kontrollin e opozitarëve nga organizata terroriste DAESH në veri të Sirisë kanë detyruar mijëra refugjatë sirianë që jetojnë në qytetet kontejner dhe të tendave të zhvendosen në zona më të sigurta, raporton Anadolu Agency (AA).
Përgjegjësi i qyteteve tenda të Fondacionit Humanitar Liritë dhe të Drejta Humanitare (IHH) në rajonin Azez të Halepit, Ahmed Hatib, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se sulmet e DAESH-it kanë vendosur në një hapësirë të ngushtë mbi 40 mijë familje.
Duke vënë në dukje se gjithkush është në dijeni të kësaj situate Hatib tha se "E gjithë bota është në dijeni të kësaj situate. Sulmet e DAESH-it kanë vendosur në një hapësirë të ngushtë prej 4-5 km katrorë mijëra familje. DAESH po sulmon kryesisht këtë rajon".
Pasi ka rikujtuar se sulmet e ndërmarrë para një muaji e gjysmë nga organizata terroriste ndaj qyteteve të tendave në rajon kanë shkaktuar migrimin e mijëra personave, Hatib ka vënë në dukje se për shkak të këtyre sulmeve 2. 900 familje kanë braktisur kampet İgde dhe Haramejn dhe janë drejtuar nëpër zonat më të sigurta në rajonin Azez. Ai ka shtuar më tej se ndaj këtyre njerëzve janë dhënë mbështetje nga organizatat humanitare që shërbejnë përreth këtyre zonave.
Hatib ka theksuar se që nga mesnata e djeshme DAESH-i ka intensifikuar sulmet në këtë rajon."Më shumë e gjysma e kampit Siccu ku qëndrojnë jetimë, të moshuar dhe të vejat është zbrazur. Populli largohet në rajone më të sigurta duke braktisur këto zona me frikën e rënies së predhave të artilerisë që DAESH qëllon pa kriter përreth kampit", u shpreh ai.