Yusuf Özcan
04 Prill 2019•Përditësim: 05 Prill 2019
Rreth 400 emigrantë të parregullt që strehoheshin në rrugë dhe poshtë urave të Parisit u zhvendosën në qendrat e strehimit me një operacion të kryer nga ana e policisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin francez, mësohet se një operacion "evakuimi" është kryer ndaj kampit ku qëndronin rreth 400 emigrantë të parregullt në lagjen La Chapelle të Parisit.
Në kuadër të operacionit emigrantët nga Sudani, Eritrea dhe Afganistani janë dërguar me autobusë në qendrat e strehimit.
Zyrtarët edhe më parë kanë kryer dhjetëra operacione evakuimi në Paris duke i dërguar emigrantët nëpër qendrat e strehimit të përkohshëm. Në Paris mijëra emigrantë të parregullt, vazhdojnë jetesën nëpër barake dhe çadra tendë të improvizuara.
Qeveria franceze përveç keqtrajtimit që pësojnë emigrantët dhe refugjatët e parregullt në vend kritikohet edhe për shkak të vendosjes në kampe të përkohshme të refugjatëve dhe për largimin e tyre pas një kohe të shkurtër.