Yusuf Özcan
18 Shkurt 2021•Përditësim: 18 Shkurt 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 25 mijë raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se me vdekjen e 311 personave në 24 orët e fundit numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 në vend shkoi në 83.122.
Me diagnostifikimin e 25.018 personave me COVID-19 numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 3.514.147.
Numri i pacientëve në kujdes intensiv arriti në 3.350 ndërsa vazhdon trajtimi i 25.974 pacientëve tjerë në spitale. Me shërimin e 1.499 personave numri i përgjithshëm i të shëruarve shkoi në 245.737.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë që nga 27 dhjetori e deri më tani numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 arrin në 2.406.172 kurse numri i atyre që kanë marrë dozën e dytë në 923.289.