Bota

OKB thirrje për "dialog" në Hong Kong

"Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut u kërkon zyrtarëve të rajonit të veçantë administrativ të Hong Kongut që të hetojnë menjëherë ngjarjet"

Ayşe Doğru   | 13.08.2019
OKB thirrje për "dialog" në Hong Kong

Ankara

Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, ka theksuar se janë shqetësuese ngjarjet dhe dhuna në rritje në Rajonin Administrativ Special Hong Kong të Kinës dhe se "krijimi i bazave për të siguruar që njerëzit të marrin pjesë në rrjedhën lidhur me vendimet për problemet dhe jetën e tyre është mënyra e vetme e saktë për të arritur stabilitetin politik afatgjatë dhe sigurinë publike", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga zyra e zëdhënësit të Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), thuhet se Bachelet është e shqetësuar për dhunën në rritje ditët e fundit në Hong Kong dhe se ajo dënon të gjitha format e dhunës dhe sulmet, kryesisht ato ndaj pronës private.

Duke i ftuar zyrtarët dhe njerëzit në Hong Kong të përfshihen në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës që synon zgjidhjen e problemeve në mënyrë paqësore, Bachelet ka vlerësuar se, "Krijimi i bazave për të siguruar që njerëzit të marrin pjesë në rrjedhën lidhur me vendimet për problemet dhe jetën e tyre është mënyra e vetme e saktë për të arritur stabilitetin politik afatgjatë dhe sigurinë publike".

OKB u kërkon autoriteteve të hetojnë menjëherë ngjarjet

Bachelet theksoi se ka prova të besueshme se policët e Hong Kongut në ndërhyrjen e tyre në protesta kanë përdorur "armë në kundërshtim me normat ndërkombëtare" dhe ka shtuar se forcat e sigurisë ndonjëherë shkaktojnë vdekje ose plagosje serioze duke hedhur bomba lotsjellës mbi turmën në ambiente të mbyllura.

"Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut u kërkon zyrtarëve të rajonit të veçantë administrativ të Hong Kongut që të hetojnë menjëherë këto ngjarje dhe të sigurojnë që personeli i sigurisë të respektojë rregullat e angazhimit", është shprehur Komisionerja Michelle Bachelet.

Zyrtarët e Hong Kongut duhet të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të atyre që shprehin mendimet e tyre në mënyrë paqësore, tha Bachelet, duke theksuar se ndërhyrja ndaj protestave duhet të jetë proporcionale dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın