Fatih Erel
19 Dhjetor 2017•Përditësim: 19 Dhjetor 2017
GJENEVË (AA) – Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) sot paralajmëroi për sulmet ajrore të kohëve të fundit nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, ku për 10 ditë humbën jetën të paktën 136 civilë në Jemen, raporton Anadolu Agency (AA).
"Jemi thellësisht të shqetësuar për rritjen e fundit të viktimave civile në Jemen", tha Rupert Colville, zëdhënësi i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, në një konferencë për media në Gjenevë.
Vala e fundit e vdekjeve në vend filloi pas vrasjes së ish presidentit Ali Abdullah Saleh në Sana më 4 dhjetor.
"136 civilë dhe jo luftëtarë u vranë dhe rreth 87 u plagosën si pasojë e sulmeve ajrore në Sana, Saada, Al Hudaydah dhe Taizz në periudhën nga 6 deri më 16 dhjetor", tha Colville.
Sipas OKB-së, gjithsej 5.558 civilë janë vrarë dhe 9.065 të tjerë janë plagosur në Jemen që nga marsi i vitit 2015.