Bota

OKB plan 12 vjeçar kundër shkretëtirëzimit

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), do të përgatisë një plan masash për vitet ‎2018-2030, kundër shkretëtirëzimit

Zehra Aydın  | 04.12.2016 - Përdıtësım : 04.12.2016
OKB plan 12 vjeçar kundër shkretëtirëzimit

Ankara

ANKARA (AA) - Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), do të përgatisë një plan masash për vitet ‎2018-2030, kundër shkretëtirëzimit, raporton Anadolu Agency (AA). 

Drejtori i institucionit të Luftës kundër Shkretëtirëzimit dhe Erozionit pranë Ministrisë së Ujërave dhe Pyjeve të Turqisë, Hanefi Avcı, tha për AA se OKB është duke hartuar një plan 12 vjeçar kundër shkretëtirëzimit i cili do të jetë gati në vitin 2018. 

Avcı ka thënë se plani strategjik i ri do të prezantohet në muajin shtator në qytetin Ordos të Kinës. Ai ka deklaruar se pas diskutimeve në këto takime do ti jepet forma përfundimtare planit. 

Duke theksuar se plani strategjik 10 vjeçar i OKB-së mbaron në vitin 2018, Avcı më pas ka shtuar se për këtë arsye janë duke u bërë diskutimet në hartimin e planit të ri strategjik të periudhës ‎2018-2030. Ai ka thënë gjithashtu se plani drafti i kësaj strategjie është diskutuar në Nairobi të Kenias ku morën pjesë 400 delegatë nga 195 vende të botës. Turqia është bashkë-kryesuese e UNCCD-së (Konventa e Kombeve të Bashkuara për luftën kundër shkretëtirëzimit) 

"Strategjia do të bëjë më funksionale UNCCD-n në 12 vitet e ardhshme me një financim më të mirë si dhe ngritjen e një sistemi monitorimi. Kjo strategji do të jetë një rast i rëndësishëm për arritjen e objektivave sidomos në një nga pikat më kryesore të kësaj lufte atë të 'balancimit të prishjes së tokës'. Në kuadër të strategjisë shtetet do të rishikojnë planet e tyre për luftën kundër prishjes së tokave, drejtimi në vazhdimësi të tokave, si dhe gjetjen e zgjidhjeve në tema si thatësira, rimëkëmbja rurale, etj."

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın