Özüm Yalkın
04 Mars 2016•Përditësim: 05 Mars 2016
GJENEVË (AA) - Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara ka kundërshtuar zyrtarët amerikanë të cilët i bëjnë presion gjigandit amerikan të teknologjisë Apple në lidhje me çështjen për thyerjen e kodeve të pajisjeve iPhone, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zejd Raad el Husejin, në një deklaratë tha se: "Zyrtarët amerikanë, janë përballë me rrezikun për hapjen e kutisë së Pandorës dhe kjo situatë mund të vërë në rrezik sigurinë fizike dhe financiare të miliona njerëzve".