Bota

OKB-ja e shqetësuar për mijëra refugjatë nga Eritrea të bllokuar në kampet në Tigray

"Rreth 24.000 refugjatë nga Eritrea në kampet Mai Aini dhe Adi Harush në Mai Tsebri të rajonit Tigray përballen me kërcënime dhe ngacmime dhe janë privuar nga ndihma humanitare", tha zëdhënësi i UNHCR-së, Babar Baloch

Bayram Altuğ  | 27.07.2021 - Përdıtësım : 28.07.2021
OKB-ja e shqetësuar për mijëra refugjatë nga Eritrea të bllokuar në kampet në Tigray

Gjenevë

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) njoftoi se përplasjet midis grupeve të armatosura në dy kampe refugjatësh dhe rreth tyre në rajonin Tigray të Etiopisë po përshkallëzohen dhe janë shqetësuese për mijëra refugjatëve nga Eritrea të bllokuar, raporton Anadolu Agency (AA).

"Rreth 24.000 refugjatë nga Eritrea në kampet Mai Aini dhe Adi Harush në Mai Tsebri të rajonit Tigray përballen me kërcënime dhe ngacmime dhe janë privuar nga ndihma humanitare. Gjithashtu jetojnë në frikë të vazhdueshme", tha zëdhënësi i UNHCR-së, Babar Baloch, në një konferencë shtypi në Zyrën e OKB-së në Gjenevë.

Duke theksuar se ata kanë marrë raporte "shqetësuese" dhe "të besueshme" se të paktën një refugjat u vra nga forcat e armatosura që veprojnë brenda kampit Mai Aini ditët e fundit, Baloch u bëri thirrje të gjitha palëve në konflikt të respektojnë ligjin ndërkombëtar dhe elementët civilë.

Baloch theksoi se përplasjet midis grupeve të armatosura brenda dhe rreth kampit po përshkallëzohen dhe se ata janë thellësisht të shqetësuar për fatin e mijëra refugjatëve nga Eritrea.

"Stafi ynë ka humbur të gjithë kontaktet në kampet e refugjatëve për dy javët e fundit. Refugjatët e bllokuar urgjentisht kanë nevojë për ndihmë për shpëtimin e jetës. Po mbaron uji i pijshëm i pastër, nuk ka kujdes shëndetësor dhe uria është një rrezik i vërtetë", tha Baloch.

Duke kujtuar se kampi u sigurua për herë të fundit me furnizime njëmujore në fund të qershorit, Baloch gjithashtu tha se konfliktet në javët e fundit kanë zhvendosur mijëra njerëz në rajonin Afar në lindje të rajonit Tigray.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın