Hilmi Tunahan Karakaya
15 Prill 2020•Përditësim: 16 Prill 2020
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka dërguar 54 maune me ndihma humanitare në qytetin sirian Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).
Maunet që bartnin ndihmat e OKB-së kaluan përmes vendkalimit kufitar Cilvegözü, të qarkut Reyhanli të Hatay të Turqisë.
Ndihmat humanitare do t'u shpërndahen njerëzve në Idlib dhe zonat rurale përreth të cilët për vite jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira.