Hilmi Tunahan Karakaya
09 Prill 2020•Përditësim: 10 Prill 2020
Kombet e Bashkuara (OKB) kanë dërguar 55 maunë me ndihma humanitare në Idlib, provincën siriane në veriperëndim të vendit, ku miliona personave u nevojitet ndihma, raporton Anadolu Agency (AA).
Maunët kanë hyrë në qytet përmes vendkalimit kufitar Cilvegözü në provincën jugore turke Hatay, ku kufizohet me Idlibin.
Ndihma humanitare do t’u ndahet njerëzve në Idlib dhe viseve përreth rurale që me vite jetojnë në kushte tejet të vështira.