Bota

OKB dërgon mbi 100 tonë ndihma humanitare në Afganistan

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka dërguar më shumë se 100 tonë ndihma humanitare në Uzbekistan për t'u shpërndarë në Afganistan

Bahtiyar Abdülkerimov  | 18.10.2021 - Përdıtësım : 19.10.2021
OKB dërgon mbi 100 tonë ndihma humanitare në Afganistan

Tashkent

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka dërguar më shumë se 100 tonë ndihma humanitare në Uzbekistan për t'u shpërndarë në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Përfaqësuesit të Komisarit të Lartë të OKB -së për Refugjatët (UNHCR) për Azinë Qendrore thuhet se OKB-ja dërgoi më shumë se 100 tonë ndihma humanitare në aeroportin "Termez", në kufirin e Uzbekistanit me Afganistanin për t'u dërguar në Afganistan në 3 ditët e fundit.

Ndihma humanitare e sjellë nga tre avionë, përfshirë produktet e nevojave themelore do të ngarkohet në kamionë në qendrën logjistike në aeroportin "Termez" dhe do të dërgohet në qytetin Mazar-i Sharif në Afganistan nga kufiri Termez-Hayratan.

Më parë, OKB-ja njoftoi se tre avionë të ngarkuar me materiale të ndihmës humanitare që do t’i dërgohen popullit afgan të cilat do të shkojnë në Termez dhe më 15 tetor në aeroportin "Termez" u ul avioni i parë që mbante 32 tonë ndihmë humanitare.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın