Bota

OKB dërgon 112 maune me ndihma humanitare në Idlib

Maunet që transportonin ndihma të OKB-së kaluan vendkalimin kufitar Cilvegoz, në qarkun Reyhanli, në qytetin turk Hatay

Cem Genco  | 03.06.2020 - Përdıtësım : 04.06.2020
OKB dërgon 112 maune me ndihma humanitare në Idlib ( Cem Genco - Anadolu Agency )

Hatay

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dërgoi 112 maune tjera me ndihma humanitare në Idlib, provincë në veriperëndim të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Maunet që transportonin ndihma të OKB-së kaluan vendkalimin kufitar Cilvegoz, në qarkun Reyhanli, në qytetin turk Hatay.

Autoritetet konfirmuan se ndihma humanitare do t’u ndahet njerëzve në Idlib dhe zonave përreth rurale që tashmë me vite jetojnë në kushte të rënda.

Nga OKB-ja njoftojnë se në pesë muajt e parë të vitit 2020 në Idlib janë dërguar 1.479 maune me ndihma humanitare.

Në vendkalimin kufitar Cilvegoz kaloi edhe ndihma humanitare e cila është siguruar nga ana e organizatave joqeveritare që veprojnë në Turqi dhe vendet tjera.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın