Bota

OKB dhe Mbretëria e Bashkuar do të organizojnë "Samit Global të Klimës"

OKB dhe Mbretëria e Bashkuar në përvjetorin e 5-të të Marrëveshjes së Klimës në Paris më 12 dhjetor do të organizojnë "Samit Global të Klimës"

Betül Yürük  | 24.09.2020 - Përdıtësım : 24.09.2020
OKB dhe Mbretëria e Bashkuar do të organizojnë "Samit Global të Klimës"

New York

Kombet e Bashkuara (OKB) dhe Mbretëria e Bashkuar do të organizojnë "Samit Global të Klimës", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga zyra e zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, thuhet se OKB dhe Mbretëria e Bashkuar në përvjetorin e 5-të të Marrëveshjes së Klimës në Paris më 12 dhjetor do të organizojnë "Samit Global të Klimës".

Sipas deklaratës samiti do t'i bashkojë liderët më ambicioz botëror në luftën kundër ndryshimit të klimës në kuadër të rritjes së angazhimeve të dhëna në Marrëveshjen e Klimës në Paris.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, sipas deklaratës, nuk ka kohë për të humbur në krizën klimatike dhe se nevojitet për një plan veprimi të shpejtë dhe të vendosur.

Samiti përveç liderëve do t'i bashkojë edhe sektorin privat dhe organizatat joqeveritare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.