Cem Genco
27 Maj 2020•Përditësim: 27 Maj 2020
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka dërguar 90 maune me ndihma humanitare në Idlib, provincë në veriperëndim të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Maunet që transportonin ndihmat e OKB-së kaluan vendkalimin kufitar Cilvegoz, në komunën Reyhanli, në qytetin Hatay.
Është konfirmuar se ndihma humanitare do t’u ndahet njerëzve në idlib dhe pjesëve rurale që tashmë më vite jetojnë në kushte tejet të rënda.
Siria është përfshirë nga lufta civile që nga fillimi i vitit 2011, kur forcat e regjimit të Bashar al-Asad duke përdorur forcë shtypën demonstratat pro-demokratike.