Bota

OKB dërgon 80 maunë me ndihma në Idlib

Ndihma do të shpërndahet tek njerëzit në qytetin e Idlibit dhe zonat rurale

Seda Sevencan   | 20.05.2020
OKB dërgon 80 maunë me ndihma në Idlib

Ankara

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) sot ka dërguar 80 maunë me ndihma humanitare në provincën veriperëndimore të Idlibit në Siri, ku miliona njerëz kërkojnë ndihmë në mënyrë të dëshpëruar, raporton Anadolu Agency (AA).

Mjetet e ngarkuar me furnizime hynë në Siri përmes portës kufitare Cilvegözü në provincën jugore të Turqisë, Hatay, e cila kufizohet me Idlibin.

Ndihma do të shpërndahet tek njerëzit në qytetin e Idlibit dhe zonat rurale.

Siria është shkatërruar nga lufta civile që nga fillimi i vitit 2011 kur regjimi i Bashar al Asadit shtypi protestuesit prodemokracisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın