Murat Karadağ
27 Gusht 2016•Përditësim: 27 Gusht 2016
NEW YORK (AA) – Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar lançimin e raketave balistike nga Koreja e Veriut, të kryer në korrik dhe gusht të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin të cilin e konfirmuan 15 vende anëtare të Këshillit, është shprehur shqetësim për lançimin e raketave nga ana e Koresë së Veriut, duke u theksuar se ky vend në këtë mënyrë kontribuon në prodhimin e armës bërthamore dhe rritjen e tensionit në rajon.