Bota

OKB bën thirrje për hetim mbi "vdekjen e papritur" të Morsit

"Çdo vdekje e papritur në kujdestari duhet të pasohet me një hetim të shpejtë, të paanshëm, të plotë dhe transparent të kryer nga një organ i pavarur për të qartësuar shkakun e vdekjes", tha Colville

Bayram Altuğ  | 18.06.2019 - Përdıtësım : 19.06.2019
OKB bën thirrje për hetim mbi "vdekjen e papritur" të Morsit

Gjenevë

Zyra e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut ka bërë thirrje për një hetim të pavarur mbi vdekjen e ish-presidentit egjiptian, Mohamed Morsi, i cili ndërroi jetë dje gjatë një seance gjyqësore, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Çdo vdekje e papritur në kujdestari duhet të pasohet me një hetim të shpejtë, të paanshëm, të plotë dhe transparent të kryer nga një organ i pavarur për të qartësuar shkakun e vdekjes", tha Rupert Colville, zëdhënës i Komisionierit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Morsi, një anëtar kyç i Vëllazërisë Muslimane të Egjiptit, në vitin 2012 fitoi zgjedhjet e para të lira presidenciale të Egjiptit.

Pas vetëm një viti në detyrë, ai u rrëzua dhe u burgos në një grusht shtet të përgjakshëm ushtarak, të udhëhequr nga ministri i atëhershëm i Mbrojtjes dhe presidenti aktual Abdel Fettal el-Sisi.

Morsi u dënua me 48 vjet burgim gjithsej në katër nga gjykimet e hapura kundër tij, ndërkohë që vazhdonte procesi i gjykimit në dy raste të tjera për Morsin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın