Hakan Çopur
30 Shtator 2016•Përditësim: 30 Shtator 2016
WASHINGTON (AA) – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Barack Obama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel dënuan ashpër sulmet barbare në Halep të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Obama dhe Merkel zhvilluan një bisedë telefonike dhe dënuan sulmet e Rusisë dhe forcave besnike të presidentit Bashar al-Asad në Halep, ku jetojnë qindra mijëra civilë, në mesin e të cilëve gjysmën e përbëjnë fëmijët.