Hakan Çopur
14 Prill 2016•Përditësim: 14 Prill 2016
WASHINGTON (AA) - Presidenti amerikan Barack Obama tha se organizata terroriste DAESH gjatë muajve të fundit tashmë ka filluar të zbrapset. "Aktualisht kundër DAESH-it kemi arritur një përparësi dhe këtë dëshirojmë ta vazhdojmë", ka thënë Obama, raporton Anadolu Agency (AA).
Obama i cili gjatë mandatit të tij tetë vjeçar si president ka vizituar për herë të tretë Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) me zyrtarët më të lartë të shërbimeve inteligjente diskutoi mbi aktivitetet në muajt e fundit të koalicionit ndërkombëtarë kundër organizatës terroriste DAESH.
Pas diskutimit dy orësh me zyrtarët më të lartë të shërbimeve inteligjente të vendit, Obama në fund të takimit dha vlerësime për situatën e fundit të arritur në lidhje me luftën kundër DAESH-it.
Duke përdorur shprehjen "Sot tashmë DAESH në Siri dhe Irak ndodhet në pozicionin e mbrojtjes, ndërsa koalicioni ynë me 66 anëtarë në pozicionin e sulmit" Obama theksoi se aktet jo morale të DAESH-it kanë formuar bazën e krijimit të një fronti kundërshtar në të gjithë botën.
Presidenti amerikan potencoi se organizata në muajt e fundit ndodhet në një proces të tërheqjes.