Mehmet Nuri Uçar
26 Nëntor 2016•Përditësim: 26 Nëntor 2016
KUVAJT (AA) - Në mbarë Kuvajtin sot janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të shtata në vend në 10 vitet e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Qendrat e votimit u hapën në ora 8 sipas kohës lokale dhe do të mbyllen sonte në ora 20:00.
Në Kuvajt janë të regjistruar 483.186 votues, dhe ata sot në pesë zona zgjedhore, apo në 452 qendra të votimit do të zgjedhin përbërjen e re 50-anetarëshe të Parlamentit të Kuvajtit.
Çdo zonë zgjedhore dërgon nga 10 përfaqësues në parlament.