Daniel Gallego
26 Nëntor 2016•Përditësim: 26 Nëntor 2016
JERUSALEM (AA) - Zjarri që shpërtheu në disa rajone të Izraelit u vu nën kontroll në Nazareth, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e policisë Luba Samira tha mbrëmë se zjarri përfshiu edhe vendin El-Fahura në Nazareth, por se tani është nën kontroll.
Qytetarët, të cilët mbrëmë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, do të lejohen të kthehen. Samir tha se zjarri në këtë zonë nuk ka shkaktuar viktima njerëzore dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm.