Dejan Maksimoviç
26 Nëntor 2016•Përditësim: 27 Nëntor 2016
KAZAN (AA) - Gianni Infantino, presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) ka thënë se e ardhmja e Kupës së Konfederatave është e pasigurt, pas kompeticionit që do të mbahet vitin e ardhshëm në Rusi, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur përpara shortit të sotëm për turneun në Kazan në vitin 2017 Infantino tha se mbetet e paqartë se si dhe kur do të mbahet edicioni i ardhshëm i Kupës së Konfederatave, e cila sipas planeve paraprake të FIFA-s duhet të zhvillohet në vitin 2021.
Deri te problemi ka ardhur për shkak se Botërori 2022 në Katar do të zhvillohet në kushte jo tipike për këtë kompeticion në nëntor dhe dhjetor.