Mazin Majeed Asaad Baqal
10 Janar 2019•Përditësim: 10 Janar 2019
BAGDAD (AA) – Në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, është vrarë fotoreporteri Samr Ali Sekar, i cili punonte për një televizion lokal, raporton Anadolu Agency (AA).
Hatem Jabiri nga policia irakiane konfirmoi për AA se Sekar është vrarë me armë zjarri. Siç tha ai, kufomën e fotoreporterit e gjetën pjesëtarët e forcave të sigurisë afër rrugës në Bagdadin perëndimor
Në trupin e tij kishte plagë arme, ndërsa Jebiri shtoi se hetimi është në rrjedhë.
Nga Qendra për hulumtim të lirë në Irak dënuan vrasjen e Sekar dhe i bënë thirrje kryeministrit Adil Abdulmehdi që të ndërmarrë hapa me qëllim që kryerësit të dalin para drejtësisë.
Samr Ali Sekara ka punuar për stacionin televiziv Alhurra, i cili, siç dihet, financohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).