Ata Ufuk Şeker
25 Maj 2016•Përditësim: 25 Maj 2016
BRUKSEL (AA) - Do të ndalohet shitja e alkoolit në kohë të caktuara në qendrën e kryeqytetit të Belgjikës, në Bruksel gjatë Kampionatit Europian të Futbollit 2016 (EURO 2016) që do të zhvillohet në Francë, raporton Anadolu Agency (AA).
Këshilli i qytetit të Brukselit morri vendim që mes datave 10 qershor dhe 10 korrik, në kohën kur do të zhvillohen ndeshjet e "EURO 2016", të ndalohet shitja e alkoolit në marketë dhe dyqane të cilat gjenden në qendër të qytetit mes orës 23.00 deri në 07.00.
Bizneset që nuk do të zbatojnë këtë vendim do të marrin gjobë prej 350 euro. Gjithashtu do të mund të pezullohen edhe licencat e këtyre bizneseve.
Në Bruksel edhe në Kupën Botërore të vitit 2014 ishte zbatuar një vendim i ngjashëm dhe kishte ndikuar në zvogëlimin e ndërhyrjeve të policisë në ngjarjet e ndodhura në qytet.