Irmak Akcan
25 shtator 2023•Përditësim: 26 shtator 2023
Ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodriguez Parrilla njoftoi se 2 kokteje molotovi u hodhën në ambasadën e Kubës në Washington të SHBA-se, transmeton Anadolu.
Parrilla, në median sociale X deklaroi se me orën e SHBA-së mbrëmë është kryer një "sulm terrorist" ndaj ambasadës së Kubës në Washington.
Ai tha se asnjë nga anëtarët e personelit të ambasadës nuk u është plagosur në sulm. Parilla theksoi se incidenti ishte "sulmi" i dytë në ndërtesën e ambasadës.
Sulmi i mëparshëm u organizua në prill 2020.