Ebru Şengül Cevrioğlu
12 Prill 2023•Përditësim: 12 Prill 2023
Qeveria ruse miratoi sot shitjen e aksioneve të Shell në projektin e naftës dhe gazit Sakhalin-2 të Novatek, prodhuesi më i madh i pavarur i gazit natyror në vend, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga qeveria ruse thuhet se Novatek do të blejë 27.5 për qind të aksioneve të Shell në Sakhalin-2 për 94.8 miliardë rubla (afërsisht 1.2 miliard dollarë).
Projekti Sakhalin-2 në Rusinë lindore është ndër projektet më të mëdha të prodhimit të gazit natyror të lëngshëm (LNG) dhe naftës në vend.
Para luftës, partnerët kryesorë në projektin Sakhalin-2 ishin Gazprom me 50 për qind të aksioneve, Shell me 27.5 për qind të aksioneve, Mitsui me 12.5 për qind dhe Mitsubishi me 10 për qind. Shell, megjithatë, njoftoi tërheqjen e saj nga projekti në shtator.
Sipas gazetës ruse Kommersant më 6 mars, Novatek iu drejtua qeverisë ruse për blerjen e aksioneve të Shell.