Abdel Ra'ouf D. A. R. Arnaout
01 Korrik 2021•Përditësim: 01 Korrik 2021
Një ushtare izraelite u ther me thikë dhe arma e saj u sekuestrua pranë një vendbanimi izraelit në Bregun Perëndimor të okupuar, njoftoi ushtria sot, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Pranuam një raport në lidhje me një të dyshuar, i cili goditi një ushtare izraelite dhe rrëmbeu armën e saj personale pranë lagjes Nevo në Luginën e Jordanit", thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.
"Forcat e ushtrisë izraelite arrestuan të dyshuarin dhe morën armën", thuhet më tej në deklaratë.
Ushtria izraelite nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me të dyshuarin apo gjendjen e ushtares së therur.