Ekip
01 Korrik 2021•Përditësim: 02 Korrik 2021
Në rajonin lindor të Burkina Fasos që nga sot ka filluar ora policore 60-ditore, bëhet e ditur në njoftimin e guvernatorit lokal, transmeton Anadolu Agency (AA).
Si pjesë e luftës kundër terrorizmit në lindje të vendit, ora policore do të zbatohet për 60 ditë, nga 1 korriku deri më 29 gusht, tha Saidou T.P Sanou në një njoftim.
Guvernatori ftoi gjithë popullin që të respektonte rreptësisht këtë masë.
Një zgjatje 18-mujore e gjendjes së jashtëzakonshme që ka qenë në fuqi në 14 nga 45 provincat e vendit u votua dhe u miratua më 25 qershor nga Asambleja Kombëtare.
Burkina Faso është rrënuar nga sulmet terroriste për disa vjet. Shumë njerëz u vranë dhe mijëra janë larguar për shkak të dhunës.
Të fundit nga këto sulme janë në fshatin Solhan në verilindje të vendit më 5 qershor. Njerëz të armatosur vranë më shumë se 130 njerëz, duke shkaktuar mbi 3.300 zhvendosje të brendshme, sipas agjencisë së refugjatëve të OKB-së.
Më pas, disa demonstrata nga popullata u zhvilluan në vend kundër pasigurisë.
Opozita po ashtu ka planifikuar marshime për 3-4 korrik për të protestuar mbi situatën, duke thënë se qeveria ka kapërcyer "pragun e paaftësisë së saj për të gjetur zgjidhje për sigurinë e Burkinabe".