Talha Yavuz
12 janar 2022•Përditësim: 13 janar 2022
Një ushtar ukrainas ka humbur jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga separatistët pro-rusë në rajonin Donbas në lindje të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Forcat e Armatosura të Ukrainës thuhet se separatistët pro-rusë dje kanë shkelur armëpushimin në rajonin Novotoshkivske.
Më tej, në deklaratë theksohet se si pasojë e sulmeve një ushtar ukrainas ka humbur jetën.
- Kriza në Donbas
Në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, më 21 nëntor të vitit 2013 filluan protestat pasi presidenti i atëhershëm ukrainas, Viktor Yanukoviç, nuk nënshkroi marrëveshjen për Asociim të Bashkimit Evropian (BE).
Pasi Yanukoviç u largua nga vendi në shkurt të vitit 2014 pas rritjes së protestave, separatistët pro-rusë në qytetet Donetsk dhe Lugansk të rajonit Donbas në lindje të vendit shpallën të ashtuquajturën pavarësinë e tyre.
Në konfliktet që vazhdojnë që nga viti 2014 mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve pro-rusë kanë humbur jetën mbi 13 mijë persona.