07 Janar 2020•Përditësim: 08 Janar 2020
Një tërmet i fuqishëm prej 6.2 ballë sipas Rihterit ka goditur sot bregun perëndimor të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti gjeologjik amerikan theksoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar në Oqeanin Indian në thellësi prej 20 kilometrave, rreth 17 kilometra në jugperëndim të qytetit Sinabanga, në provincën Aceh.
Rahmat Triyono, i cili drejton qendrën për tërmete dhe cunami në Agjencinë e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës së Indonezisë, tha se nuk ekziston rreziku i një cunami nga tërmeti dhe nuk ka raporte për të lënduar ose dëmtime.
Indonezia, në të cilën jetojnë mbi 260 milionë persona, ka aktivitete të shpeshtë sizmike për shkak të pozicionit të saj përgjatë Unazës së Zjarrit të Paqësorit.
Tërmeti dhe cunami që goditën shumë vende në vitin 2004, përfshirë provincën Aceh të Indonezisë, morën jetën e mbi 230,000 personave. Vetëm në Indonezi, humbën jetën 170,000 persona.