Ekip
04 Janar 2017•Përditësim: 04 Janar 2017
MELBOURNE (AA) – Një tërmet me magnitudë prej 6.9 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar nën det jo shumë larg ishujve Fixhi, bëri të ditur Instituti Gjeologjik Amerikan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Epiqendra e tërmetit ishte 284 kilometra nga kryeqyteti i Fixhit, Suve, në thellësi prej 17 kilometrave. Ende nuk ka informacione mbi viktima ose dëme materiale.
Qendra e Paqësorit për Paralajmërim nga Cunami fillimisht lëshoi paralajmërim për cunami, por më vonë u tërhoq. Fixhi gjendet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit” ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë dukuri e shpeshtë.